Vrasja e të riut nga Vlora në Itali, flet motra 29-vjeçare: Jemi të shkatërruar! Ai ishte njeri i qetë. E vetmja gjë që duam tani është…

Pak ditë pas vrasjes së një të riu shqiptar në Itali, i quajtur Klaudio Myrtaj nga Vlora, motra e tij ka folur për mediat italiane. Desara Myrtaj, 29 vjeçe thotë se është e shokuar për ngjarjen dhe se nuk e kupton dot arsyen e vrasjes së vëllait të saj.

“Jam e shokuar, nuk e kuptoj. Klaudio ka qenë gjithmonë vëllai më i mirë në botë, gjithmonë pranë meje. Një djalë i artë. Ai ndoqi universitetin dhe një master në marrëdhëniet me publikun. Ai punonte në një call center në Tiranë, por gjashtë vite më parë babai ynë ndërroi jetë, kështu që u kthye në Vlorë për të qenë pranë nënës. Por na duheshin para. Ai ra në kontakt me kushërinjtë e tij në Caraglio, me të cilët jemi shumë të afërt.

Fillimisht shkoi në Spanjë për pushime, më pas iu bashkua atyre në Itali. E prisnim për natën e ndërrimit të viteve”, rrëfen ajo në telefon. Pastaj lajmi i tmerrshëm. “Më thirrën kushërinjtë e mi. Unë vërtet nuk di çfarë të them. Flisnim çdo ditë me Klaudion, ai nuk tha kurrë ndonjë gjë të çuditshme, madje as kushërinjve të tij. Ai ishte njeriu më i sjellshëm dhe më korrekt në botë, ai nuk mund të lëndonte askënd”.

A mund të bëhet fjalë për një krim pasioni? “Kam folur me të një ose dy herë. Kam lexuar për krimin e pasionit, por nuk gjej asnjë logjikë në të. Ne kemi besim te drejtësia italiane, le të sqarohet, thotë ajo, ndërsa shton: mbi të gjitha mamaja është e shkatërruar”. “Për të, më e rëndësishmja tani është të kthejë Klaudion në Shqipëri sa më shpejt të jetë e mundur, për t’i dhënë lamtumirën e fundit”, përfundon.

Arena e Lajmit

Vrasja e të riut nga Vlora në Itali, flet motra 29-vjeçare: Jemi të shkatërruar! Ai ishte njeri i qetë. E vetmja gjë që duam tani është…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook