Në një deklaratë për mediat, Sali Berisha ka reaguar pas zbardhjes së vendimit për masën e sigurisë së dhënë ndaj tij.
Berisha thotë se kjo shkresë është bërë nga Edi Rama dhe se është në kundërshtim me ligjin.
“Dje Rama me gjykatësen e shkarkuar për korrupsion nga Berisha, lexoi një trakt të shkruar në zyrat e tij sipas të cilit masa e detyrimit dhe ndalimit të dhëna ndaj Berishës, nuk përbëjnë heqje lirie por kufizim lirie për të dalë jashtë shtetit. Kjo shkresë është bërë në Tiranën e Edi Bastardit, për të cilët lëvizja nuk është formë themelore e lirisë së individit”, tha ai.