Nëna e Butrint Imerit feston ditëlindjen, këngëtari bën dedikimin emocionues

Këngëtari i njohur, Butrint Imeri, është munduar që jetën e tij private ta mbaj sa më larg vëmendjes së publikut, përfshirë këtu edhe familjarët e tij.

Mbrëmjen e kaluar, nëna e artistit ka festuar 50-vjetorin e lindjes dhe sigurisht që urimi special i Butrintit nuk ka munguar.

Imeri ka publikuar disa video të njëpasnjëshme në profilin e tij të Instagramit, ku shihen që shumë miq dhe familjarë janë mbledhur për të festuar ditëlindjen e nënës së tij, Lirije Imeri.

“Gëzuar ditëlindjen nëna ime”, shkruan artisti bashkangjitur postimit të tij në Instagram, ku shihet nëna e tij teksa pret tortën e ditëlindjes.

Në një tjetër video që po qarkullon në rrjetet sociale, Butriniti i ka dedikuar edhe një këngë nënës së tij, që sigurisht ka prekur zemrat e të gjithëve.

Nëna e Butrint Imerit feston ditëlindjen, këngëtari bën dedikimin emocionues

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook