“O sa mirë”/ Noizy goditet me karrige në fytyrë, Yll Limani tallet keq me këngëtarin

Ditën e sotme, Noiz-y ka surprizuar sërish ndjekësit e tij në rrjetet sociale, teksa ka publikuar një video, ku shihet duke u goditur me një karrige në fytyrë.

Pavarësisht se në pamje të parë duket e frikshme, reperi ka sqaruar të gjithë ndjekësit e tij se bëhet fjalë për një sekuencë filmi, ku ai do të bëjë debutimin e tij si aktor.

Ndërkohë që është komentuar dhe pëlqyer nga ndjekësit e Noizy-t, komenti i Yll Limanit në lidhje më këtë video ka qënë epik, duke u “tallur” me këngëtarin.

Limani e ka publikuar këtë video në profilin e tij të Instagramit dhe bashkangjitur tij ka shkruar:“Hahahahaha o sa mirë”, duke lënë kështu të nënkuptohet që i është bërë shumë qejfi që Noizy-n e kanë goditur me karrige në fytyrë.

Dhe në fakt, ky koment i Yllit është në një farë mënyre një “hakmarrje” ndaj Noizy-t, i cili shpesh herë përpiqet ta bëjë me nerva Limanin.

Noizy dhe Yll Limani, përvecse kanë një bashkëpunim mjaft të suksesshëm në karrierën muzikore, ata janë edhe shumë miq të afërt me njëri-tjetrin.

Madje gjatë kësaj vere, ata preferuan që të kalonin disa ditë pushimesh nën shoqërinë e njëri-tjetrit, ku sigurisht nuk kanë munguar ngacmimet mes njëri-tjetrit

“O sa mirë”/ Noizy goditet me karrige në fytyrë, Yll Limani tallet keq me këngëtarin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook