Science: Shqipëria e fundit në Europë për studimin shkencor

Shqipëria renditet e fundit në Europë për studimet shkencore.

Të paktën në këtë konkluzion ka dalë një studim i prestigjiozes Science që mat artikujt e botuar në të gjitha vendet e Europës në fusha si fizika, biologjia, kimia, matematika, mjekësisa, bioteknologjia, inxhinieria dhe shkencave të tokës e hapësirës.

Parametër për ta dalë në këtë konkluzion studimi ka marrë numrin e botimeve shkencore të publikuara nga vendet e Europës, përfshi këtu edhe Shqipërinë.

Sipas studimit, të zbardhur nga revista Monitor, Shqipëria ka botuar vetëm 6 artikuj për 100 mijë njerëz, duke u përllogaritur si niveli më i ulët në të gjithë Europën, kjo pasi Serbia që mban vendin  e parë ka botuar 69 artikuj shkencorë për 100 mijë banorë, Mali i Zi ka botuar 50 Maqedonia e Veriut me 21 dhe Kosova me 15.

Sipas ekspertëve të fushës, një nga problemet kryesore pse Shqipëria prodhon kaq pak studime shkencore është edukimi shkencor i kufizuar dhe mungesa e programeve të specializuara në nivelet e larta të arsimit.

Gjithashtu, një tjetër problem është mungesa e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe e lidhjeve të dobishme me institucione dhe organizata të tjera shkencore. Kjo e ka bërë të vështirë pjesëmarrjen aktive të shkencëtarëve dhe studentëve shqiptarë në projekte ndërkombëtare dhe shkëmbim të njohurive.


Arena e Lajmit

Science: Shqipëria e fundit në Europë për studimin shkencor

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook