Rusia urdhëron arrestimin e zëdhënësit të kompanisë Meta!

Raportohet se Rusia e ka urdhëruar arrestimin e zëdhënësit të kompanisë pronare te rrjetit social Facebook, Meta, duke e akuzuar atë për promovimin e terrorizmit.

Urdhër-arresti për Any Stone u bë publik më 26 nëntor nga uebsajti rus i lajmeve, Mediazona, sipas të cilit Ministria e Drejtësisë e Rusisë e kishte lëshuar atë në shkurt 2023.

Stone, i cili nuk ishte i qasshëm për koment, u bë cak i Rusisë për shkak të një ndryshimi në politikat e Metës në mars 2022, rreth një muaj pasi Rusia e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës.

Dy platformat kryesore të Metës, Facebook dhe Instagram, u ndaluan në Rusi pak pas fillimit të pushtimit të Ukrainës në shkurt të vitit të kaluar.

 


Arena e Lajmit

Rusia urdhëron arrestimin e zëdhënësit të kompanisë Meta!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook