“Audi” humbi kontrollin dhe doli nga rruga afër Shkupit, detaje nga aksidenti që i mori jetën vajzës së Vangjel Tavos, rëndë shoferi

Zbardhen detaje nga aksidenti tragjik që i mori jetën vajzës së ish-nënkryetar i Kuvendit dhe deputetit Vangjel Tavo. 24-vjeçarja Eva Tavo udhëtonte në mjetin tip ‘Audi’ nga Tetova për në Shkup, kur u përfshi në një aksident. Ngjarja ndodhi dje në ora 14:00 në autostradën “Nënë Tereza”, në fshatin Laskarci.

Mediat maqedonase raportojnë se mjeti me targa shqiptare, i drejtuar nga 40-vjeçari me inicialet V.M., shtetas shqiptar, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Nga plagët e marra në aksident, pasagjerja mësohet se ka ndërruar jetë në vend, ndërsa shoferi është plagosur rëndë.

Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur aksidenti, ndërsa hetimet vijojnë.
()

Arena e Lajmit

“Audi” humbi kontrollin dhe doli nga rruga afër Shkupit, detaje nga aksidenti që i mori jetën vajzës së Vangjel Tavos, rëndë shoferi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook