Balla takim me homologun britanik, Cleverly: Do ta ngremë në një nivel tjetër bashkëpunimin me Britaninë

Në mbyllje të takimeve zyrtare në Britaninë e Madhe, Ministri i Brendshëm Taulant Balla u takua me homologun britanik James Cleverly.

Balla deklaroi për mediat pas takimit se komuniteti shqiptar që jeton në Ishull, është dhe do të mbetet një urë e fortë ndërlidhëse mes dy popujve dhe autoritetet në dy vendet nuk do të tolerojnë asnjë shfaqje denigrimi ndaj tyre.

Ministri shqiptar i Brendshëm shtoi se palët kanë njohur dhe vlerësuar punën dhe rezultatet e Policisë Shqiptare, kundër krimit të organizuar dhe migracionit të paligjshëm, duke ulur deri në 90% atë drejt Britanisë. Ai premtoi se ky bashkëpunim do të njohë ritme të reja.

“Do ta ngremë në një nivel tjetër bashkëpunimin në fushën e punëve të brendshme me Britaninë e Madhe, të luftës kundër krimit të organizuar dhe çdo lloj tjetër kriminaliteti, ky është qëlimi që do të vijojmë të ndajmë mes dy policive tona, informacione për luftën kundër krimit. Është shumë e rëndësishme që Shqipëria të konsiderohet si një vend i rëndësishëm partner. Puna e bërë nga pala shqiptare ka dhënë rezultate konkrete e të gjithëpranuara nga gjithë autoritetet britanike. Kam qenë shumë i qartë në bisedën që pata me Sekretarin e Shtetit për Punët e Brendshme, z. Cleverly dhe me Ministrin për Migracionin z. Jenerick se komuniteti shqiptar këtu në Britaninë e Madhe është një urë lidhëse e marrëdhënieve të mira e strategjike mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe. Ne jemi shumë të qartë dhe nuk tolerojmë asnjë deklaratë denigruese ndaj komunitetit shqiptar në Britaninë e Madhe, ndërkohë që do të vazhdojmë të forcojmë bashkëpunimin në luftën kundër përfshirjes së qytetarëve shqiptarë në aktivitete kriminale”, nënvizoi Balla.

Ai foli edhe për një propozim dhe gatishmërinë e palës sonë, që jua shprehu homologëve britanikë.

“Ne do të vijojmë ta zgjerojmë këtë bashkëpunim në funksion të një fokusi dhe qasjeje rajonale tashmë. Eksperienca e fituar me Shqipërinë duhet ndarë dhe me vendet e tjera, ku Shqipëria është e gatshme të marrë një rol udhëheqës në këtë qasje rajonale”, theksoi Balla.

Dy ministrat Balla dhe Cleverly nënshkruan në Londër, dy dokumente të rëndësishëm për thellimin e këtij bashkëpunimi: Qëndrimin e Përbashkët në Çështjet e Brendshme si dhe Memorandumin mbi asistencën e Britanisë së Madhe në fushën e shkencës ligjore.

Arena e Lajmit

Balla takim me homologun britanik, Cleverly: Do ta ngremë në një nivel tjetër bashkëpunimin me Britaninë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook