Ministrja për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali nga SHBA-ja ka takuar Suzy George, Shefe e Kabinetit të Departamentit të Shtetit të SHBA.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Spiropali ka ndarë një foto me George, teksa zbulon se janë e diplomuar bashkë në të njëjtin universitetet, atë të Mount Holyoke College.
“Surprizë e bukur të zbulonim se me Suzy George, shefen e Kabinetit të Departamentit të Shtetit të SHBA, jemi diplomuar në të njëjtin universitet, Mount Holyoke College, në shtetin e Massachusetts.
Për ne, ashtu si për shumë breza të diplomuarash që nga themelimi në 1837-n, ajo nuk ishte vetëm një shkollë ekselence që përhapte dashuri për dijen, por edhe një mjedis ku kultivohej vet respekti dhe krenaria e të qenit vajzë dhe grua, larg diskriminimit dhe vet ndëshkimit.”, shkruan Spiropali.
()