Nisin ethet e derbit të kryeqytetit, Tirana për kthesën e madhe, Partizani për rikonfirmim

Java e 14 e Kategorisë Superiore konfirmoi formën e mirë të skuadrave kryesuese, sidomos Egnatias, që mban kreun e vetme pas 7 ndeshjesh radhazi pa humbje. Megjithatë, Partizani nuk mbetet shumë pas, që nuk mposhtet prej 8 sfidash radhazi dhe qëndron vetëm 2 pikë larg kreut, me një ndeshje më pak.

Por java e 15-të do të tregojë forcën reale të të kuqve, të cilët do të përballen me Tiranën, rivalen e përjetshme. Derbi është planifikuar për t’u luajtur të dielën në orën 19:00 në Air Albania. Pikërisht në derbi Arbër Abilaliaj mori fitoren e parë në stolin e Partizanit dhe tani do të kërkojë të përsërisë atë sukses si trajner i konfirmuar.

Më shumë sesa për renditjen dhe objektivat, kjo sfidë vlen për tifozët dhe në kampin e kuq e dinë shumë mirë këtë. Ndryshe qëndron situata për Tiranën, e cila nuk arrin të krijojë një ecuri radhazi rezultatesh pozitive dhe në derbi nuk fiton prej 2 tetorit të vitit të kaluar.

Ndonëse në përbërje ka futbollistë cilësorë, trajneri Ahmataj nuk arrin të marrë maksimumin nga grupi bardheblu. Megjithatë, te Tirana besojnë se pikërisht derbi do të jetë pika e kthesës së madhe për të marshuar të qetë në objektivin e parë, qëndrimin mes 4 ekipeve të para.

()

Arena e Lajmit

Nisin ethet e derbit të kryeqytetit, Tirana për kthesën e madhe, Partizani për rikonfirmim

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook