Arkitekti Gjergji Caca i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, foli për kundërshtitë për Urdhrin e Inxhinierit dhe të Arkitektit.
Caca ngriti shqetësimin, ku tha se në fillimi ishte e parashikuar Urdhri i Arkitektit, por më pas jo. Ndër të tjera tha se inxhinierët nuk ishin informuar për projektligjin.
“Në Parlament nuk është ligji për arkitektët, por për inxhinierët. Inxhinierët nuk janë informuar për projektligjin. Ne kemi qenë ndër të parët që kemi kundërshtuar. Dua të theksoj se projektligji për urdhrin, deputetja Bozo ka thënë disa të pavërteta.
Në fillimi ishte e parashikuar Urdhri i Arkitektit dhe tani nuk është më. Profesionet janë të ndërlidhur ngushtë me njërin-tjetrin. Unë kam dokumentet zyrtar me urdhër të Kuvendit dhe atë të 11 shoqatave.”, tha arkitekti Caca.