Nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj ka prezantuar nismën e re që kufizon punën e Kuvendit në Komisionet Parlamentare.
Felaj tha për gazetarët u shpreh se dëshmitarët nuk mund të trajtohen si të akuzuar, duke shtuar se deputetët, pjesë e këtyre Komisioneve Hetimore, e shkelin Kodin Penal sepse nuk e njohin. “Në Bundestagun gjerman nuk ndodh që të thirren dëshmitarë që janë të akuzës penale pa marrë lejen e prokurorit, ndërkohë në ligjin tonë nuk gjejmë garanci për dëshmitarin”, theksoi Felaj. Ajo shtoi se deputetët deri më tani janë ndjerë të lirë në Komisione Parlamentare dhe se duhet të ketë një ndarje të qartë që të mos shndërrohet në një organ që nuk është.
Gjithashtu thekson se ligji aktual nuk ka penalitete në rast se shkel këto parime. “Deputetë që kanë qenë anëtarë të Komisioneve parlamentare në një mënyrë apo tjetër janë ndjerë të lirë të tejkalojnë parime të rëndësishme që i vlejnë procesit dhe faktit se çfarë kërkon të marrësh nga këto procese”, theksoi nënkryetarja e Kuvendit.
“Koha nuk pret, po vijmë me propozimin tonë. Duhet ta trajtojmë së bashku me dy propozimet e tjera. Tre nismat duhet t’i bashkojmë bashkë. Hetimi parlamentar do të duhet të mbetet e tillë, nuk njëjësohet me atë të organeve hetimore. Nuk mundet kurrsesi ta marrë këtë ekskluzivitet Kuvendi i Shqipërisë. Kushtetuta e lejon hetimin e një çështje. Të jetë një ndarje e qartë të mos shndërrohet Komisioni Hetimor në organin që nuk është. Deputetët e këtyre komisioneve parlamentare në një mënyrë apo tjetër janë ndjerë të lirë. Ka disa parakushte për të thirrur një dëshmitar, konsiderohet ai që ka dijeni mbi çështjen. Kuvendi nuk mund të pretendojë që përpara tij të sjellë një person që shfaqet si person nën hetim apo të sjellë një person që trajtohet si akuzuar. Në këtë moment Kuvendi e ka tejkaluar kompetencën e vet kushtetuese për të ngritur komisione hetimore, kemi vendosur disa garanci në fakt në drejtim të pyetjes së dëshmitarëve.
Nuk mund të abuzohet me këto instrumente, në Bundestagun gjerman nuk ndodh që të thirren dëshmitarë që janë të kauzës penale pa marrë lejen e prokurorit. ndërkohë në ligjin tonë nuk gjejmë garanci për dëshmitarin, do i siguronin në vetvete prezumimin e pafajësisë, respektimin e procesit të rregullt ligjor, disa para që gjykata Kushtetuese në nominon në të gjitha vendimet e saj duke thënë se nuk po respektoheshin. Edhe pse është thënë që do të zbatosh kodin e procedurës penale, nuk besoj këtu që dikush ta pretendojë se deputetët të njohin kodin e procedurës penale pa qenë të atij backround. Nuk mundet disa gjëra ligji duhet t’i shkruajë. Nuk ka penalitete në ligj në rast se shkel këto parime. Deputetë që kanë qenë anëtarë të Komisoneve parlamentare në një mënyrë apo tjetër janë ndjerë të lirë të tejkalojnë parime të rëndësishme që i vlejnë procesit dhe faktit se çfarë kërkon të marrësh nga këto procese.”, tha Felaj.