Një dritë dielli në Milano. Kuqezinjtë, që po hasin vështirësi për shkak të lëndimeve, janë në fakt gjithnjë e më afër rikthimit të Ismaele Bennacer. Mesfushori algjerian, siç raporton MilanNeës, në fakt mund të jetë sërish në dispozicion për ndeshjen e radhës në kampionat kundër Frosinone. Stërvitjet e sotme dhe të nesërme do të jenë vendimtare, por ndjesitë janë pozitive.
Ndeshja e fundit e luajtur nga Bennacer daton në 10 maj 2023, ndeshja e parë gjysmëfinale e Champions League kundër Interit. Më shumë se gjashtë muaj më vonë, Pioli është gati ta përqafojë sërish, ndonëse është e qartë se mesfushorit do t’i duhet koha e nevojshme për të rifituar formën optimale.
Ismael Bennacer luan prej katër sezonesh në Milano. Më parë, ai ka luajtur për Tours dhe Empoli.
(J.S/)