Mehdi Benatia, ish-mbrojtësi i Juves dhe Romës, zbarkoi zyrtarisht te Marseille. Njoftimi zyrtar pritej prej ditësh dhe tashmë ka ardhur edhe deklarata. Sipas asaj që shkruhet, Benatia do të ketë rolin e këshilltarit sportiv.
“Olympique Marseille informon se është arritur një marrëveshje me Medhi Benatia për ushtrimin e funksioneve të këshilltarit sportiv. I trajnuar në OM, ai më pas luajti për disa nga klubet më prestigjioze evropiane, duke përfshirë Bayern Munich dhe Juventus.
Mehdi Benatia do të vërë përvojën dhe njohuritë e tij për futbollin modern në dispozicion të skuadrës, natyrisht në bashkëpunim të ngushtë me Pablo Longoria, president i bordit të drejtorëve dhe Stéphane Tessier, për të tërhequr, trajnuar dhe mbajtur talentet më të mirë” – shkruan Marseille.
(J.S/)