Krimi Zbardhen detaje nga krimi ne Kamëz/ Autori ishte kthyer nga Anglia para pak ditësh, kërkonte që… rëndë në Kamëz, zbardhen të tjera detaje, autori ishte kthyer nga Anglia para pak ditësh dhe…

Zbulohen detaje të reja në lidhje me ngjarjen tragjike që ndodhi mesditën e sotme në Kamzë. Gazetari Igli Çelmeta raporton për se, autori i ngjarjes, Maliq Marku kishte vetëm 7 ditë që ishte kthyer nga Anglia.

Marku kishte dashur që kanalizimet e ujërave të zeza në banesën e tij t’i kalonte në një kanal që ishte hapur me parë nga banorët, por është kundërshtuar nga Shefqet Hasa, rreth 55 vjeç, por edhe banorë të tjerë bashkë me të plagosurin Besim Keça. Ndërkohë Maliq Marku ka kontaktuar me ujësjellës kanalizimet e Kamzës të cilët kanë ardhur dhe kanë bërë piketimet pikërisht në kanalin që ishte hapur nga banorët privatisht.

Autori është konfliktuar me Shefqet Hasen, ku ka marrë edhe një pistoletë dhe e ka qëlluar 4 herë duke i shkaktuar vdekjen. Ndërkohë Besim Keçën e ka qëlluar me 2 plumba.

Sakaq mësohet se në banesën e autorit nuk banonte askush pasi jetonin prej dy vitesh në Angli.

()

Arena e Lajmit

Krimi Zbardhen detaje nga krimi ne Kamëz/ Autori ishte kthyer nga Anglia para pak ditësh, kërkonte që… rëndë në Kamëz, zbardhen të tjera detaje, autori ishte kthyer nga Anglia para pak ditësh dhe…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook