Kushtet e Greqisë për Shqipërinë/ “S’e lejon betimin e Belerit”, Berisha: Integrimin në BE po e pengon vetëm Rama

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian po e pengon kryeministri Edi Rama. Berisha deklaroi se Rama ka marrë pushtetin juridik dhe nuk po lejon që Fredi Beleri të betohet.

Sipas tij, betimi nuk kërkon as vendim gjykatë dhe prokurorie, por vetëm urdhër administrativ nga ministri i Drejtësisë që ta shoqërojnë në sallën e betimit.

“Absolutisht vetëm Edi Rama, sepse ligjet e vendit nuk e ndalojnë kurrë Belerin për të bërë betimin. Dhe betimet janë bërë në këtë vend, jo një por disa, pavarësisht se kanë qenë të burgosur. Është Edi Rama që ka marrë pushtetin juridik dhe nuk lejon të betohet. Betimi i Belerit nuk kërkon vendim gjykate, nuk kërkon vendim prokurorie, kërkon urdhër administrativ nga ministri i Drejtësisë që ta shoqërojnë në sallën e mbledhjeve të bashkisë së Himarës ku të bëjë betimin. Është ministria e Drejtësisë, është drejtoria e Përgjithshme e burgjeve, është gjithçka ekzekutive. Për të mos thënë që organet e kontrolluara nga Edi Rama të drejtësisë, kanë pranuar si provë atë që me procedurë penale nuk pranohet si provë. Pra, po e pengon Edi Rama. Nuk po kërkon Greqia asgjë tjetër, veçse zbatimin e ligjeve të vendit. Po e bllokon për qëllimet më mafioze, është i harbuar, i tërbuar pas trojeve në Himarë.”, tha Berisha.
()

Arena e Lajmit

Kushtet e Greqisë për Shqipërinë/ “S’e lejon betimin e Belerit”, Berisha: Integrimin në BE po e pengon vetëm Rama

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook