“Lidershipi politik, sulme verbale para zgjedhjeve”, zbardhet letra e Greqisë drejtuar BE për Shqipërinë: ‘Beleri’, shkelje flagrante e shtetit ligjor

Pas paralajmërimit të Greqisë sa i takon qëndrimit të saj në lidhje me kushtet për integrimin e Shqipërisë në BE, zbardhet shkresa dërguar Këshillit të Përfaqësuesve të përhershëm të BE. Letra në fjalë, e cila i është përcjellë edhe Tiranës zyrtare, thekson se rasti i Belerit përbën një shkelje flagrante të shtetit ligjor.

Në shkresë Athina zyrtare thekson se arrestimi i Belerit ngre shqetësime serioze dhe se lidershipi politik ka ndërmarrë sulme verbale para zgjedhjeve lokale të 14 majit.

LETRA
Greqia vazhdon të ketë rezervat e saj të forta në lidhje me rezultatin e procesit të shqyrtimit të Shqipërisë në grupin 1 (Bazat), për shkak të rastit të z. Fredi Beleris, i cili përbën një shkelje flagrante të shtetit ligjor dhe të të drejtave politike të qytetarëve shqiptarë, veçanërisht. të pjesëtarëve të pakicës etnike greke. Z. Fredi Beleris, anëtar i pakicës etnike greke të Shqipërisë dhe kryetar i zgjedhur i Bashkisë së Himarës, u arrestua nga autoritetet shqiptare dy ditë përpara zgjedhjeve lokale të 14 majit 2023, me akuzën e mashtrimit zgjedhor. Gjatë periudhës parazgjedhore, zoti Beleris dhe kandidatura e tij janë veçuar vazhdimisht nga lidershipi politik shqiptar në një sërë sulmesh të drejtpërdrejta verbale. Megjithatë, ai ishte një nga shtatë kandidatët e opozitës, të cilët arritën të fitonin një nga 61 bashkitë e vendit. Arrestimi i tij ngre shqetësime serioze duke përfshirë praktikën diskriminuese kundrejt një anëtari të një pakice etnike të mbrojtur nga ligji ndërkombëtar. Z. Beleris vazhdon të qëndrojë në burg edhe sot e kësaj dite, gati për shtatë muaj dhe kështu i është mohuar e drejta politike si kryetar i zgjedhur për të marrë detyrën. Duhet theksuar se, sipas ligjit shqiptar, marrja e detyres nuk duhet te jete paragjykues ndaj procesit apo rezultatit te gjykimeve në pritje, duke qenë se ai përbën thjesht një akt të thjeshtë administrativ, i cili nuk cenon pavarësinë e gjyqësorit. Kësisoj, ndalimi i betimit të kryetarit të zgjedhur z. Beleris përbën një vendim politik të ndërgjegjshëm të Qeverisë Shqiptare që reflekton mosrespektimin e parimeve themelore të shtetit të së drejtës.
Situata bie ndesh me vlerat tona të përbashkëta evropiane, kriteret e anëtarësimit dhe acquis të BE-së, të cilat janë të panegociueshme. Greqia pret që Shqipëria të marrë masa konkrete dhe të menjëhershme për marrjen e detyrës së z. Beleris si dhe të respektojë të drejtën e tij për një gjykim të drejtë dhe prezumimin e pafajësisë. Përndryshe, Greqia nuk do të jetë në gjendje të pajtohet me fazat e ardhshme të procesit të anëtarësimit, duke përfshirë miratimin e Raportit të Vlerësimit të Standardeve.
()

Arena e Lajmit

“Lidershipi politik, sulme verbale para zgjedhjeve”, zbardhet letra e Greqisë drejtuar BE për Shqipërinë: ‘Beleri’, shkelje flagrante e shtetit ligjor

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook