Në 72 orë 29 të arrestuar, ministri Balla: “Sundimi i ligjit” po largon çdo ditë nga komunitetet personat me rrezikshmëri të lartë

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka shprehur vlerësim për punën e bërë nga policia, teksa në 72 orët e fundit, janë vënë në pranga 29 persona.

“29 të arrestuar dhe të proceduar në 72 orët e fundit, në Durrës, Vlorë, Elbasan, Kavajë, Tiranë, Muriqan dhe Rinas, në kuadër të operacioneve “Tempulli” dhe “Sundimi i ligjit”.

Operacioni “Sundimi i ligjit” po largon çdo ditë nga komunitetet personat me rrezikshmëri të lartë, persona në kërkim apo ata të cilët posedojnë armë pa leje.

Goditja e kultivuesve dhe shpërndarësve të lëndëve narkotike vijon çdo ditë, me qëllimin e mbrotjes së shëndetit të të rinive dhe çdo qytetari tjetër nga rreziku që sjell përdorimin tyre. #PaketaeSigurisë shkolla është e lidhur ngushtësisht me operacionin e Policisë së Shtetit “Tempulli”, duke synuar pastrimin e perimetrit të sigurisë së shkollave nga shpërndarësit e drogës”, shkruan Balla.

Arena e Lajmit

Në 72 orë 29 të arrestuar, ministri Balla: “Sundimi i ligjit” po largon çdo ditë nga komunitetet personat me rrezikshmëri të lartë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook