Nga nesër, llogaritë joaktive në Google do të fshihen

Nëse keni një llogari të vjetër në Google që nuk e keni përdorur prej kohësh, nga dita e nesërme, datë 1 Dhjetor nuk do të ekzistojë më.

Google u shpreh se ndryshimi do të ndodhë për arsye sigurie, duke theksuar se llogaritë  e papërdorura prej disa vitesh kanë më shumë gjasa të rrezikohen nga “hacker”-imi i tyre.

Arsyeja që llogaritë e vjetra janë më të cenueshme është sepse ato priren të kenë fjalëkalime të vjetra ose të ripërdorura duke mos kaluar filtrat e kohëve të fundit që sigurojnë privatësinë e përdoruesve.

Google gjithashtu ka sugjeruar edhe disa mënyra se si mund ta bëni aktive një llogari që dëshironi ta keni sërisht.

“Leximi i një artikulli, dërgimi i një email-i duke përdorur Google Drive ose shikimi i një videoje në YouTube mund ta mbajë aktive një llogari”, tha Google për BBC.

Sa për personat që kanë krijuar një llogari të re këtë vit, gjigandi i teknologjisë i siguron se nuk duhet të shqetësohen. Këta të fundit supozohet se i janë nënshtruar verifikimit me dy hapa, çka e bëjnë që një llogari të konsiderohet aktive dhe nuk do të fshihet.


Arena e Lajmit

Nga nesër, llogaritë joaktive në Google do të fshihen

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook