PS depoziton në Kuvend kërkesë për ndryshimin e ligjit për Komisionet Hetimore, Felaj: Kishin nevojë për rishikim!

Partia Socialiste ka depozituar një kërkesë për ndryshimin e ligjit për Komisionet Hetimore.

Lajmi u bë i ditur nga deputetja e PS-së, Ermonela Felaj.

“Doja të ndaja një njoftim me ju. Në emër të PS, si deputete e PS kam depozituar nismën për disa shtesa dhe ndryshime për komisionet hetimore, Dua të them se produkti që u formalizua që u depozitua si projektligj është produkt i një pune disamujore. Që në krye të herës është folur në Kuvend për nevojën e rishikimit për komisionet hetimore, nga opozita dhe maxhoranca. Në këtë ligj nuk janë reflektuar vendimet e gjykatës kushtetuese. Përfundimin e punës për komisionet hetimore siç është çështja e inceneratorëve nga të dy përfaqësuesit, të maxhorancës dhe të opozitës, secili nga këta përfaqësues kanë kërkuar rishikim të ligjit për komisionet hetimore.”, tha Felaj.

Arena e Lajmit

PS depoziton në Kuvend kërkesë për ndryshimin e ligjit për Komisionet Hetimore, Felaj: Kishin nevojë për rishikim!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook