Shkak u bë një kanal, zbardhen detajet nga krimi i rëndë në Kamzë, i moshuari zbrazi armën në drejtim të dy fqinjëve (Emrat)

News24 dhe zbardh detaje nga ngjarja e rëndë ndodhur pak më parë në Laknas, ku humbi jetën një person dhe u plagos një tjetër.

Gazetari Igli Çelmeta mëson se një kanal në afërsi të banesës, mësohet të ketë qenë motivi i përplasjes mes fqinjëve Maliq Marku, Shefqet Hasa, Besim Keça. Më pas Marku ka marrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të dy fqinjëve të tjerë.

Njoftimi i policisë:

Kamëz/Informacion paraprak

Më datë 30.11.2023, në Laknas, në rrugën “Fatos Shupi”, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi M. M., rreth 70 vjeç, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Sh. H., rreth 55 vjeç, si dhe ka plagosur shtetasin B. K., rreth 50 vjeç.

Shtetasi B. K., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Autori i dyshuar është arrestuar në flagrancë, si dhe është sekuestruar dhe arma e përdorur gjatë krimit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Arena e Lajmit

Shkak u bë një kanal, zbardhen detajet nga krimi i rëndë në Kamzë, i moshuari zbrazi armën në drejtim të dy fqinjëve (Emrat)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook