Një rrëfim ekskluziv për emisionin ‘Me zemër të hapur’ në News24 të moderatores Evis Ahmeti, vjen nga vjehrri i Liridona Murselit, Shaban Murselli. 33-vjeçarja u ekzekutua para fëmijëve dhe bashkëshortit pas një grabitje në Koosvë.
I moshuari tregoi se çifti jetonte në Suedi, ndërkohë që ranë pre e një grabitje.
Pjesë nga biseda me Shaban Mursellin, vjehrri i Liridona Mursellit
Shaban Murselli: Liridona dhe burri kanë jetuar në Suedi. Ata kanë hapur firmë në Kosovë dhe kanë blerë shtëpi në Prishtinë. Kanë qenë duke u kthyer nga darka, 400 metra pa shkuar në shtëpinë e tyre i kanë dalë me armë para dhe i kanë marrë të gjitha sende. E ndjera ka bërë rezistencë.
Prej sa kohësh ishte kthyer nusja?
-Djali u kthye në qershor, ndërsa nusja në tetor.