Shqipëria zhvilloi një fushatë kualifikuesesh mjaft pozitive, teksa ia doli të kualifikohet në Euro 2024 si e para e grupit. Kuqezinjtë e drejtuar nga Silvinho prishën të gjitha parashikimet e opinionit sportiv në Europë, duke lënë mbrapa skuadra me emër si Çekia dhe Polonia.
Sot, në orën 18.00, Shqipëria njihet me kundërshtarët që do ketë përballë. Holandezi, Wesley Sneider ka bërë parashkimet e tij rreth Europianit. Sipas tij, kombëtarja e Shqipërisë do të jetë surpriza e evenimentit që luhet në verën e ardhshme. Nëse parashikimi i tij do jetë i saktë apo jo, kjo mbetet të shihet.
(J.S/)