Deizi Arapi, 28-vjeçarja nga Devolli e njohur për konflikte të vazhdueshme është rikthyer edhe njëherë në qendër të vëmendjes me një tjetër sherr.
mëson se ajo është konfliktuar me një 22-vjeçar dhe të dy më pas i kanë dëmtuar makinat njëri tjetrit.
Deizi Arapi është një emër i njohur për policinë për shkak të përfshirjes në shumë konflikte edhe më parë në qytetin e Devollit. Konflikte ka pasur edhe me një deputet të zonës, Bledion Nallbatin, ndaj të cilit ka hedhur akuza për djegien e automjetit ngjarje e ndodhur në shtator të 2022.
Gjithashtu Deizi Arapit i është djegur edhe herë të tjera makina nga konflikte që ka pasur me persona të ndryshëm. Duket se 28-vjeçarja nuk i ndahet konflikteve dhe këtë radhë është përfshirë në konflikt pikërisht me një 22-vjeçar të cilit i ka dëmtuar mjetin dhe anasjelltas. Nuk dihet nëse kjo ngjarje ka lidhje me konflikte të mëparshme të saj.