Pasi foli për disa minuta para të pranishmëve në Kuvendin e tij Kombëtar, ish-kryeministri Sali Berisha e ka mbyllur fjalën me një batutë.
Duke kujtuar një episod kur në Kuvendin e kaluar u rrëzua në podium, pasi u pengua te shkallët, Berisha tha se këtë herë nuk rrëzohet më.
“Prapë i paskan lënë edhe disa shkallë këtu, por Sali Berisha nuk rrëzohet kurrë më.”, tha Berisha.