Presidenti i FSHF, Armand Duka, trajneri i Shqipërisë Silvinho dhe një pjesë e stafit të kombëtares gjenden në Hamburg, ku Shqipëria mëson sot pasdite rivalët që do ketë përballë në Euro 2024. Presidenti Duka ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku i uron fat kuqezinjve.
“Me trajnerin Sylvinho & stafin e FSHF në Hamburg para shortit të finaleve të Euro “Gjermani 2024”. Uroj të kemi fat dhe të bëjmë një paraqitje sa më të mirë” – Shkruan Duka.
(J.S/)