Një “mace” nderon Juven, Gatti i dërgon në krye, por Allegri frenon ambientin: Objektiv mbetet zona Champions (VIDEO)

Juve nuk vdes kurrë, është si një mace, ashtu si Gatti, autori i golit të fitores në minutën e 95-të. Ndaj Monza-s ishte një sfidë që nisi ters, me Vlahovic që pas vetëm 10 minutash lojë shpërdoroi një rast të artë për të kaluar “Zonjën e Vjetër” në avantazh, gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Festa nuk vonoi, një minutë më pas, Rabiot me një goditje të fortë me kokë kaloi torinezët në avantazh.

Ekipi i Allegrit nuk mundi dot të vriste ndeshjen, të shënonin golin e dytë, jo vetëm që nuk e bënë këtë, por në minutën e 91-të, Valentin Carboni barazoi shifrat në 1-1.

Atëherë kur gjithçka po shkonte drejt fundit, në minutën e 95-të, Gatti brenda në zonë, në dy kohë, tundi rrjetën duke i dhënë Juves një tre pikësh të artë që i ngjiti provizorisht në krye në Serie A.

Zonja e para”, shkruan La Gazzetta dello Sport. “Zonja insiston”, ishte titulli kryesor i përzgjedhur nga Corriere dello Sport.

Max Allegri
Max Allegri

Juve mori vendin e parë, por trajneri Allegri mban ambientin me këmbë në tokë: “Ishte një fitore e rëndësishme kundër një skuadre të fortë, por objektivi jonë mbetet zona Champions”, u shpreh Allegri pas ndeshjes.

()

Arena e Lajmit

Një “mace” nderon Juven, Gatti i dërgon në krye, por Allegri frenon ambientin: Objektiv mbetet zona Champions (VIDEO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook