I shpallur në kërkim për trafik të lëndëve narkotike, arrestohet 36-vjeçari në Sarandë

Arrestohet një 36-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim për trafik të lëndëve narkotike.

Policia e Sarandës bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale V. B., 36 vjeç, banues në Shëndëlli, Konispol.

Njoftimi i policisë Sarandë:

Vijon operacioni policor kombëtar i koduar “Sundimi i ligjit” që ka si qëllim kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe të atyre që posedojnë armë zjarri, pa leje.

Kapet dhe vihet në pranga një 36-vjeçar i shpallur, i akuzuar në kërkim për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Si rezultat i kontrolleve të mbështetura te informacionet e siguruara nga inteligjenca policore dhe të kryera në vijim të operacionit policor kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim:

V. B., 36 vjeç, banues në Shëndëlli, Konispol.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi në muajin korrik të vitit 2022, në banesën e tij, është gjetur një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Arena e Lajmit

I shpallur në kërkim për trafik të lëndëve narkotike, arrestohet 36-vjeçari në Sarandë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook