Nën hetim për falsifikim të formularëve/ Me duar në xhepa, kryebashkiaku i Kuçovës, Kreshnik Hajdari paraqitet në SPAK

Kryebashkiaku i Kuçovës, Kreshnik Hajdari është paraqitur sërish në SPAK. Në disa pamje të siguruara për nga gazetarja Klodiana Lala, Hajdari shfaqet nën shoqërinë e avokatit të tij, Teodhori Sollaku, kryebashkiaku është futur në ambientet e SPAK. Qetësisht dhe me duar në xhepa, kryebashkiaku është futur në SPAK pa bërë asnjë koment për mediat.

Kujtojmë se më 14 nëntor Prokuroria e Posaçme i ka komunikuar akuzën kryetarit të Bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Hajdari për falsifikim të formularëve, duke u marrë kështu si i pandehur.

Vendimi u mor vetëm një ditë pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk i ndërpreu mandatin Hajdari si kryebashkiaku për një dënim prej 4 muajsh në Greqi i konvertuar me një gjobë prej 1500 dhrahmi më shumë se 20 vite më parë. Sipas Prokurorisë, Hajdari rezulton që në 23 qershor të vitit 1999 është dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Shkallës së parë të Janinës për hyrje të paligjshme në territorin grek pa leje, duke e dënuar atë me 4 muaj burg.

()

Arena e Lajmit

Nën hetim për falsifikim të formularëve/ Me duar në xhepa, kryebashkiaku i Kuçovës, Kreshnik Hajdari paraqitet në SPAK

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook