Në fundjavë u hodh shorti i Europianit, ku Shqipëria mësoi kundërshtarët. Kuqezinjtë do tentojnë mrekullinë, teksa janë në një grup me Kroacinë, Italinë dhe Spanjën. Kryeredaktori i Panorama Sport, Jetmir Halilaj iu përgjigj pyetjeve të gazetares Trevisa Tufa, në News 24.
“Nuk po bëhem fatalist, por shpresat janë të vogla. Spanja dhe Italia janë të vështira, por ndaj Kroacisë nuk dihet si shkon. Kroacia është një ekip që të fut frikën. Ka një bosht lojtarësh të pjekur.
Spanja është një rival i vështirë për shkak të traditës që ka, për mënyrën sesi i kanë bërë gjërat historikisht. Mbaj mend në Shkodër me De Biasin, ku ne u shndërruam në një bunker. Italia është gjithashtu e të njëjtit nivel. Italia është favorite. Ne nuk jemi favorit, por nuk kemi asgjë për të humbur. Kroacia ka Zlatko Dalic si trajner, mos të harrojmë” – Tha ai.
(J.S/)