Përgatitjet për Euro 2024, Shqipëria gjen kundërshtar për miqësore në mars

Kombëtarja e Shqipërisë do të përballet me Zvicrën, në një ndeshje miqësore ndaj Zvicrës, takim ky që do mbahet me 26 mars. Sipas Supersport, kuqezinjtë dhe përfaqësuesja zvicerane do të zhvillojnë testin në fjalë, në Zvicër, ndërsa mbetet ende i pazbuluar stadiumi ku do mbahet sfida.

Synimi i Shqipërisë është mbajtja në formë e lojtarëve për të arritur në një përformanca të mirë në europianin e verës së ardhshme. Po kërkohen edhe rivalë të tjerë për miqësore, pasi me siguri nuk do të jetë vetëm një.

Kombëtarja jonë u njoh me kundërshtarët në shortin e Euro 2024 të hedhur në Hamburg të shtunën e kaluar. Grupi B formohet nga Italia, Kroacia, Spanja dhe ekipi i Silvinhos.

(J.S/)

Arena e Lajmit

Përgatitjet për Euro 2024, Shqipëria gjen kundërshtar për miqësore në mars

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook