Propozimi i PS për ndryshimet në ligjin për komisionet hetimore, Bardhi ironizon Felajn: E zezë zonja, i zi edhe ligji!

Partia Socialiste ka depozituar në Kuvendin e Shqipërisë draftin me ndryshimet në ligjin për komisionet hetimore në vend. Deputetja socialiste Ermonela Felaj tha se ligji i ri qartëson balancën mes legjislativit dhe organeve të drejtësisë, ndërsa përcakton qartë se kur do të ngrihet një komision hetimor.

Kreu i grupit të PD-së, Gazment Bardhi, teksa u pyet nga gazetarët për këtë propozim, u shpreh se  ligji është i zi, ashtu si e zonja që e ka hartuar atë.

“Shiko të zonjën që e ka propozuar dhe ligjin, e zezë është zonja , i zi është dhe ligji. Vetëm Ermonela Felaj mund ta propozonte një ligj të tillë që në thelb nuk është ligji i Kushtetutës, por i urrejtjes. Për sa i përket të drejtës sonë për ngritjen e komisioneve hetimore është antikushtetues dhe anti-parimore.  Shiko autoren e projektligji  dhe ligjin. I zi autori dhe i zi edhe ligji.”, u shpreh Bardhi.

Arena e Lajmit

Propozimi i PS për ndryshimet në ligjin për komisionet hetimore, Bardhi ironizon Felajn: E zezë zonja, i zi edhe ligji!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook