Tregu 2 miliardë paund/ Zgjerimi i rrjeteve të kokainës me emigrantë shqiptarë në Britani mbush burgjet dhe detyron qeverinë që të…

Gangsterët shqiptarë të armatosur kanë kapur kontrollin e tregut të drogës në Britani dhe po mbushin burgjet aq shpejt sa qeveria po dërgon disa prej tyre në shtëpi para kryerjes së dënimit të shmangur mungesën e hapësirave në burgje.

Bandat nga shteti ballkanik tani ‘ushtrojnë kontroll të konsiderueshëm’ mbi furnizimin me kokainë, zbulon një raport i Kombeve të Bashkuara, me kriminelë të dhunshëm që importojnë drogën nga homologët e tyre në kontinentin e Evropës përmes porteve në Anglinë juglindore.

Ndërkaq, një gjykatës paralajmëroi se fermat e kanabisit që drejtohen nga rrjetet kriminale shqiptare kanë arritur ‘nivele epidemike’ dhe, sipas gjykimit të tij, ‘bëheshin diçka si industri’. Të ndihmuar nga aleancat me kartelet e drogës të Amerikës së Jugut, këta gangsterë brutalë po e përforcojnë kontrollin e tyre duke përdorur një kombinim të frikës dhe dhunës vdekjeprurëse – ndërkohë që marrin pjesë në mediat sociale për të ndarë foto të drogës, armëve dhe parave të gatshme.

Së fundmi doli se 80 emigrantë shqiptarë janë dënuar me gjithsej 130 vite burg gjatë katër muajve të parë të vitit. Krimet e tyre përfshinin vrasje, përdhunim, përdorimi i armëve të zjarrit dhe rrëmbim. Shkalla e valës së krimit po ushtron presion mbi burgjet tashmë të tej mbushura në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa qeveria u detyrua të bëjë marrëveshje me Tiranën për të lejuar deportimin e kriminelëve përpara përfundimit të dënimit.

Megjithatë, disa të rinj shqiptarë po futen fshehurazi në Britaninë e Madhe dhe po bashkohen me bandat e drogës me qëllim që të dërgohen në burg, në mënyrë që të mund të pretendojnë se janë viktima të skllavërisë moderne dhe të fitojnë azil, siç zbuloi së fundmi MailOnline.

Tregu i kokainës në Mbretërinë e Bashkuar thuhet se vlen 2 miliardë paund me rreth 976,000 përdorues, ndërsa numri vjetor i vdekjeve të lidhura me kokainën është rritur shtatëfish në një dekadë dhe tani është 840.

Hulumtimi i Agjencisë Kombëtare të Krimit ka treguar se grupet e krimit të organizuar nga shqiptarët kontrollojnë tregun e kokainës në të gjithë qytetet kryesore dhe zonat periferike të Mbretërisë së Bashkuar (me përjashtim të Merseyside, ku gangsterët vendas mbeten në krye).

Një nga bandat më famëkeqe shqiptare është The Hellbanianz, të cilët janë të vendosur në lindje të Londrës. Ata besohet se janë përgjegjës për trafikimin e miliona paund droge në MB çdo vit dhe haptazi mburren me aktivitetet e tyre kriminale me video rrep në mediat sociale.

Zotët e krimit shqiptarë janë të njohur për dërgimin e “duarve të pastra” pa precedentë kriminalë në MB për t’u bashkuar me bandat e organizuara. Kjo do të thotë se kontrollet e mbërritjeve nëpërmjet Kanalit të La Manshit, nuk po arrijnë të zbulojnë lidhjet midis tyre dhe grupeve të krimit të organizuar.

Rrënja e problemit të krimit të organizuar shqiptar shkon prapa në luftën e Kosovës të viteve 1998 dhe 1999, sipas një zyrtari të lartë në Zyrën e Brendshme për Evropës NCA-së. Kjo rezultoi në ‘një numër të konsiderueshëm’ shqiptarësh që shkonin në Britani.

Rreth 140,000 shqiptarë jetojnë në Britaninë e Madhe, shumica dërrmuese e të cilëve – siç ka theksuar kryeministri i vendit Edi Rama – “punojnë shumë, paguajnë taksat” dhe nuk e gjejnë veten në anën e gabuar të ligjit.

Por kërcënimi i paraqitur nga pakica kriminale është i padiskutueshëm dhe është rritur vetëm pas mbërritjes vitin e kaluar të më shumë se 12,000 shqiptarëve në varka të vogla – një ‘numër i konsiderueshëm’ prej të cilëve punojnë në bandat e drogës, ka thënë Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA).

Arena e Lajmit

Tregu 2 miliardë paund/ Zgjerimi i rrjeteve të kokainës me emigrantë shqiptarë në Britani mbush burgjet dhe detyron qeverinë që të…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook