KORCE
Një hotel në zonën e Vranishtit në Devoll është përfshirë nga flakët pasditen e së hënës. Gazetarja Lorena Kodra raporton për se hoteli ka marrë flakë në pjesën e çatisë.
Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve, flakët janë shuar dhe raportohen vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet që zjarri të jetë shkaktuar nga rrjeti elektrik. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.
NJOFTIMI I PLOTE I POLICISE
Më datë 04.12.2023, rreth orës 14:00, në afërsi të fshatit Vranisht, Devoll, ka rënë zjarr në katin e tretë të një hoteli. Lëndime në njerëz nuk ka, vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se zjarri mund të ketë rënë për shkaqe aksidentale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.