Videoskandali me Gjicin, Alma Kaçi shkon sërish në GJKKO, ja pamjet

Alma Kaçi, gruaja që u shfaq në video duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrën e ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici, është paraqitur sot në GJKKO. Siç shihet nga pamjet e siguruara për nga gazetarja Klodiana Lala, Kaçi shoqërohet nga dy efektivë policie drejt ambienteve të SPAK. Ndaj Kaçit është caktuar masa ‘arrest shtëpiak’ pas publikimit të videoskandalit, ndërkohë edhe Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e saj për lehtësim të masës.

Kujtojmë se më 25 nëntor Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen ndaj ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici dhe Alma Kaçit, e cila filmoi kryetarin e bashkisë duke kryer marrëdhënie intime në zyrën e institucionit vendor.

Sipas hetimeve të SPAK, janë përftuar prova dhe të dhëna nga analizimi i të cilave ka rezultuar se e pandehura Alma Kaçi, është personi që i ka ofruar/dhënë përfitime të parregullta të pandehurit Safet Gjici, me detyrë Kryetar i Bashkisë Kukës dhe se ky i fundit pasi ka përfituar prej saj përfitimin e parregullt, në formën e favorit seksual, ka premtuar ta ndihmojë me projektin e saj të mbrojtjes së qenve dhe ta paraqiste më tej në mbledhje të Këshillit Bashkiak të Bashkisë Kukës.
()

Arena e Lajmit

Videoskandali me Gjicin, Alma Kaçi shkon sërish në GJKKO, ja pamjet

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook