5 gola në Turqi, Manaj i shënon edhe Fenerbahces. A do ta ftojë Sylvinho në “Euro2024”?

Pikërisht në momentin kur Sylvinho më në fund ndërtoi një repart ofensivë shumë të fuqishëm, ku në fushatën e kualifikueseve “Euro2024” ishte reparti më i mbipopulluar, reparti me më shumë cilësi, Rey Manaj, sulmuesi i Kombëtares, i lëshon një tjetër sinjal nga distanca. Manaj është një lojtar që Sylvinho e njeh shumë mirë, gjatë kohës kur punonte me Mancinin, pavarësisht se nuk e ka ftuar asnjë herë, por situata mund të ndryshojë deri në qershor, kur të nis Evropiani, pasi Manaj po kalon një moment shumë të mirë në Turqi.

Sulmuesi kuqezi ishte edhe një herë protagonist teksa i shënoi Fenerbahces një gol shumë të bukur, një gol tipi prej sulmuesi. Ky ishte goli i tij i 5-të në Superligën turke, po aq sa edhe Sokol Cikalleshi. Ne Reja-n në stol, Manaj ishte titullar fiks në përfaqësuese, por pas transferimit të tij në Angli, tek Watford, Manaj pësoi një rënie drastike duke humbur nga radarët e futbollit të rëndësishëm. Transferimi i tij në Turqi po rezulton një lëvizje e mirë pasi është kthyer në një titullar fiks tek ekipi i Sivasspor.

()

Arena e Lajmit

5 gola në Turqi, Manaj i shënon edhe Fenerbahces. A do ta ftojë Sylvinho në “Euro2024”?

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook