Ndahet nga jeta Mirush Kabashi, Basha mesazh ngushëllimi: Ikonë e artit shqiptar! Do të mbetet i paharruar

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar për ndarjen nga jeta të aktorit të madh shqiptar, Mirush Kabashi.

Në një reagim në rrjetet sociale, Basha shpreh ngushëllimet për familjarët, ndërsa e quan një ikonë që me pasion, talent dhe dashuri për artin dhuroi emocione përmes qindra roleve në teatër dhe në kinematografinë shqiptar.

Më tej shton se virtuozizmi i tij do të mbetet i paharruar, si një trashëgimi artistike e lënë ndër breza.

“I hidhëruar nga lajmi i përcjellë nga familja Kabashi për largimin nga jeta i një prej yjeve më të shndritshëm të artit tonë, Mirushit.

Një ikonë që me pasion, talent dhe dashuri për artin dhuroi emocione përmes qindra roleve në teatër dhe në kinematografinë shqiptare. Virtuozizmi i tij do të mbetet i paharruar, si një trashëgimi artistike e lënë ndër breza.

Ngushëllimet e mia më të ndjera. Lutjet e mendimet e mia janë me familjen Kabashi, të afërmit, miqtë, kolegët dhe dashamirësit e shumtë të mjeshtrit të madh.

U prehtë në paqe!”, shkruan Basha.

()

Arena e Lajmit

Ndahet nga jeta Mirush Kabashi, Basha mesazh ngushëllimi: Ikonë e artit shqiptar! Do të mbetet i paharruar

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook