Presidenti Bajram Begaj iu është bashkuar reagimeve ngushëlluese për ndarjen nga jeta të aktorit të njohur, Mirush Kabashi.
Begaj thekson se Kabashi mbajti gjallë artin dhe ngriti në peshë sallat kudo ku performoi.
“Lamtumirë Artistit që mbajti gjallë brenda nesh dashurinë për artin dhe ngriti peshë sallat kudo performoi!
Lamtumirë “Nder i Kombit”, Mirush Kabashi!”, shkruan Begaj.
()