Më në fund një lajm i mirë për Milanin dhe Piolin sa u përket dëmtimeve. Rafael Leao është shëruar. Portugezi, i cili u ndal më 11 nëntor për shkak të një dëmtimi në bicepsin femoral të kofshës së djathtë, e ka tejkaluar zyrtarisht problemin fizik.
Këtë e dëshmojnë testet e kryera sot nga numri 10 i kuqezinjve. Ai tani mund të fillojë procesin e rikthimit në ekip. Ish-lojtari i Lille do të rikthehet sot në fushë për stërvitje të personalizuara, më vonë do t’i bashkohet grupit. Prania e tij të shtunën kundër Atalantës është e vështirë.
Më së shumti Pioli do ta ketë në stol. Leao, i cili nuk është parë në fushë që nga Lecce-Milan (ndeshja që përfundoi 2-2), e kishte paralajmëruar tashmë në “Grand Gala” e futbollit italian: “Nuk dua të rrezikoj”. Pra, Pioli do ta trajtojë me shumë kujdes, nuk do ta rrezikojë ndaj Atalantës.
Sidoqoftë, përdorimi i tij në Champions League për ndeshjen jashtë fushe me Newcastle është pothuajse i sigurt. Kuqezinjtë do të luajnë shumë, nëse jo të gjithë sezonin e Champions League në transfertën angleze, prandaj Rafa është i domosdoshëm.
()
“Arena e Lajmit”