Arrestimet e drejtorëve të bashkisë, Jorida Tabaku akuzon Veliajn: Inceneratori nuk është punë Taulanti

Arrestimet e drejtorëve të bashkisë, Jorida Tabaku akuzon

Tabaku dhe Veliaj

Jorida Tabaku, deputete e PD-së, që drejtoi edhe komisionin hetimor parlamentar për inceneratorët u shpreh sonte pas njoftimit të SPAK, se arrestimet për inceneratorin e Tiranës janë një hap i rëndësishëm drejt drejtësisë dhe përgjegjësisë që duhet të mbajnë të gjithë ata që kanë abuzuar me taksat e shqiptarëve dhe qytetarëve të Tiranës. Por ajo theksoi se këto afera prej 430 milionë eurosh nuk janë punë Taulantësh as drejtorësh apo disa burokratëve të ministrive, por janë një dëshmi e një sistemi korruptiv që ka gërryer besimin, shpresën dhe taksat e shqiptarëve aq sa për të vjedhur ditën për diell dhe sy për sy pa turp taksat e shqiptarëve, duke e drejtuar gishtin nga kryebashkiaku Erion  Veliaj me të cilin u përplas ashpër dy vite më parë gjatë seancave të komisionit.

Reagimi i Tabakut

Arrestimet për inceneratorin e Tiranës, një hap i rëndësishëm drejt drejtësisë dhe përgjegjësisë që duhet të mbajnë të gjithë ata që kanë abuzuar me taksat e shqiptarëve dhe qytetarëve të Tiranës.

Korrupsioni në aferën korruptive 430 mln euro ka si kurorë të sajën inceneratorin e Tiranës. Kjo aferë nuk është një skeme e ideuar nga disa drejtorë të bashkisë Tiranë dhe disa burokratë të ministrive së bashku me Zoton dhe Mërtirin. Ajo është një aferë korruptive që ka prekur thellë të gjitha qelizat e qeverisjes qendore dhe vendore.

Nuk mund të zhbëjnë gjurmët e tyre duke u fshehur pas disa drejtorëve përgjegjësit e vërtetë që kanë qenë pas kësaj afere korruptive të inceneratorit të Tiranës. Vjedhja e mbi 300 mln euro nga inceneratori i Tiranës, monopoli disa qindra milionë euro i dhënë për inceneratorin e Tiranës, firma e vendosur mbi shkresën 9275/1 nga kryebashkiaku Veliaj, mungesa e thirrjes së Këshillit Bashkiak me një angazhim miliona euro duke shkelur hapur ligjin.

Të gjitha këto nuk janë punë Taulantësh as drejtorësh apo disa burokratëve të minsitrive. Përkundrazi, janë një dëshmi e një sistemi korruptiv që ka gërryer besimin, shpresën dhe taksat e shqiptarëve aq sa për të vjedhur ditën për diell dhe sy për sy pa turp mbi 430 mln euro nga taksat e shqiptarëve.

Tani, është koha që drejtësia të triumfojë mbi pandëshkueshmërinë. Koha të dëshmojë se askush nuk mund të jetë mbi ligjin. Koha të tregohet se askush që ndërton dhe blen media, pushtet dhe ndikim nuk mund të jetë mbi ligjin dhe llogaridhënien. Prandaj lipset që drejtësia të vendoset për të gjithë ata që janë përfshirë në këtë skandal, duke përfshirë edhe ata që krenohen si gjeli majë plehut për punë imagjinare edhe ata duhet të përballen me përgjegjësinë për veprat e tyre. Ndaj shpresoj dhe uroj që këto arrestime janë vetëm fillimi i një rruge të gjatë për mbase aferën më korruptive të 100 e kusur viteve në këtë vend.

Pasi inceneratorët janë në vetvete instalacioni i korrupsionit që personifikon thellësisht këtë mazhorancë dhe pushtetin e saj vendor.

Në fund, jo nga rëndësia, u bëj thirrje të gjithë atyre që sot janë të arrestuar që të bashkëpunojnë me drejtësinë. Koha që secili të korrë atë që ka mbjellur.

 

Arrestimet e drejtorëve të bashkisë, Jorida Tabaku akuzon Veliajn: Inceneratori nuk është punë Taulanti

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook