Berisha sulmon Kongresin e PS dhe Ramën: Sikur kishte kaluar natën nën efektin e drogave të forta

Berisha sulmon Kongresin e PS dhe Ramën: Sikur kishte kaluar natën

Ish-kryeministri Sali Berisha në një dalje për mediat ka sulmuar Kongresin e jashtëzakonshëm të PS, mbajtur më herët. Ai tha se fjalimi i Ramës ishte një parapërgatitje për shqiptarët për një “jo” nga BE për anëtarësimin e vendit tonë në Bashkimin Europian.

“Rinia që priste sot nga ky kongres i partisë së krimit të dëgjonte një fjalë, konstatojë se ata nuk ekzistonin. Mbajti fjalim sikur kishte kaluar tërë natën nën efektin e drogave të forta.

Duke qenë i pasigurtë se nuk është vetëm Greqia por standardet demokratike për t’u zbatuar, i kthehej pas aleatëve anglo-amerikan. Proces integrimi me Ramën nuk ka dhe ajo që dëgjuan shqiptarët, ishte parapërgatitje për jo për hapjen e negociatave, për shkak të vendosjes dhe një diktaturë të re të bazuar në bandë, krim e drogë. Ajo që ndodh me Belerin është dhunimi më flagrant i të drejtave kushtetuese”, tha Berisha.

 

Berisha sulmon Kongresin e PS dhe Ramën: Sikur kishte kaluar natën nën efektin e drogave të forta

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook