Kryeministri Edi Rama nga kongresi i Partisë Socialiste paralajmëroi për inovacion. Rama u shpreh se brenda mandatit të ardhshëm, PS do të prezantojë sistemin e prokurimeve me inteligjencën artificiale. Më tej ai u shpreh se s’do ketë më as pensione me zarfe, falë inteligjencës artificiale.
“Proceset janë arkaike. Ambicia është që brenda këtij mandati ne të prezantojmë sistemin e prokurimeve me inteligjencën artificiale. Do të thotë se do të prokurohet pa letra. do të prokurohet me procedura ku konkurrentët S’do kenë kontakt me asnjë lloj komisionari, dhe ku çdokush që është më sipër s’do mund të influencojë tenderin. Kompania do të sjellë projektin, do japë çmimin, dhe do presë rezultatin.
Një tjetër drejtim që do e përdorim Inteligjencën Artificiale, që në janar, është ndjekja e evazionit në transaksionet financiare të të gjitha niveleve. Sistemi i fiskalizmit të gjithë biznesit ka nevojë për monitorim. Një pjesë e transaksioneve shmangen, por nuk do të shmangen dot më.
Pensionet nuk do jepen me zarf por me kartë”, u shpreh Rama.