Urdhër-arrestet e SPAK për inceneratorin e Tiranës, pranga edhe dy vartësve të Erion Veliajt

Urdhër-arrestet e SPAK për inceneratorin e Tiranës, pranga edhe

Prokuroria e Posaçme SPAK ka lëshuar sot (8 dhjetor) 15 urdhër arreste për inceneratorin e Tiranës.

Dy prej të arrestuarve janë Taulant Tusha, drejtor i Punëve Publike në bashkinë e Tiranës dhe që ka qenë një nga më të përfolurit në çështjen e inceneratorit të Tiranës si dhe dhe Namik Simixhi, qenë pjesë e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.

Në dosjen e SPAK, Taulant Tusha është përmendur për kontaktet që ai ka mbajtur me Klodian Zoton.

Sipas dosjes “Më datë 17:5:2018 në orën 16:30 shtetësja Jonida Halili i ka përcjellë email shtetasit Taulant Tusha me titull “landfill” dhe ky email i është përcjellë nga Taulant Tusha shtetasit Klodian Zoto më datë 21:05:2018 ora 10.12. Bashkalidhur është një dokument tabelor me emërtimin “Plani i financimit të landfillit të Sharrës”.

Po ashtu SPAK ka bërë përgjegjës për këtë incenerator edhe Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin, duke lëshuar urdhër të ri arresti për ta. Po ashtu, mësohet se është ngritur akuzë edhe ndaj Lefter Kokës dhe Alqi Bllakos.
Pak kohë më parë Gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK ka firmosur vendosjen e sekuestros preventive ndaj kompanisë “Integrated Energy B.V. S.P.V.” sh.p.k”, që është kompania koncesionare e inceneratorit të Tiranës si dhe të gjitha pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të kësaj kompanie.
Vendimi u mor më datë 28 korrik 2023 nga Gjykata e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Sipas SPAK ka rezultuar se Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri janë pronarët e vërtetë të shoqërisë “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k, e cila më 31 gusht 2017 ka fituar kontratën koncesionare “Ndërtim landfilli, inceneratori dhe rehabilitimi i vendepozitimeve ekzistuese, Tiranë me kosto të investimi të parashikuar në kontratën koncesionare në vlerën 128,248,330 Euro (njëqind e njëzet e tetë milion e dyqind e dyzetë e tetë mijë, e treqind e tridhjetë) pa TVSH.
Gjithashtu sipas SPAK, Zoto dhe Mërtiri janë pronarët “de facto” të shoqërisë mëmë të saj, të themeluar në Hollandë, “Integrated Energy B.V”, ndryshuar më pas me emrin “Geogenix B.V”.
“Nga aktet e administruara deri në këtë fazë të hetimit, në lidhje me kontratën e koncesionit nr. 6597 prot, datë 31.08.2017 … ka rezultuar se shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri janë pronarët “de facto” të shoqërisë “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k, e cila ka fituar kontratën koncesionare “Ndërtim landfilli, inceneratori dhe rehabilitimi i vendepozitimeve ekzistuese, Tiranë”, si dhe janë pronarët “de facto” të shoqërisë mëmë të saj, të themeluar në Hollandë, “Integrated Energy B.V”, ndryshuar më pas me emrin “Geogenix B.V””, informoi sot SPAK.
Nga hetimet e SPAK ka rezultuar se kanë përdorur persona dhe shoqëri të tjera për të fshehur gjurmët si pronarët e vërtetë të shoqërisë koncesionare “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k.
“Është evidentuar fakti se shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, janë personat që kanë udhëzuar dhe kanë marrë vendimet në lidhje me shoqërinë koncesionare “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k. dhe shoqërinë mëmë në Holandë me emrin e mëparshëm “Integrated Energy B.V.”, aktualisht “Geogenix B.V.”, që përkon nga momenti i themelimit të këtyre shoqërive e në vijimësi”, thuhet më tej
SPAK gjithashtu zbulon dhe skemën si kanë përfituar afro 4 milionë euro Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, duke përdorur fatura të flasifikuara tatimore.
“Nga aktet e administruara deri në këtë fazë të hetimeve, rezulton se Klodian Zoto, në bashkëpunim me Mirel Mërtirin, kanë përfituar në sajë të faturave tatimore të falsifikuara, vlerën monetare 409,428,000 (katërqind e nëntë milion e katërqind e njëzet e tetë mijë) lekë, ku shtetasi Klodian Zoto është paraqitur dhe ka deklaruar fatura të falsifikuara për punime të kryera nëpërmjet shoqërisë tjetër të tij “Integrated Energy Services” sh.p.k., si nënkontraktor i shoqërisë koncesionare “Integrated Energy B.V. S.P.V.” sh.p.k. Në kohën e lëshimit të këtyre faturave të falsifikuara, provohet se aksionerë “de facto” kanë qenë shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri”, thuhej në njoftimin e SPAK.
Në sekuestro janë vendosur dhe të gjitha pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të kompanisë “Integrated Technology Services” sh.p.k.”.

 

Urdhër-arrestet e SPAK për inceneratorin e Tiranës, pranga edhe dy vartësve të Erion Veliajt

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook