Inter nuk fal dhe bën detyrën në shtëpi. Zikaltërit mundën pastër 4-0 Udinesen, duke shkuar kështu në kuotën e 38 pikëve në vendin e parë. Skuadra nga Milano hasi vështirësi deri në fundin e pjesës së parë. Ishte Calhanoglu që ccliroi Interin me golin e tij nga penalltia, ndërsa brenda fraksionit realizuan edhe Di Marco dhe Thuram.
Në pjesën e dytë mjaftoi një administrim rezultati perfekt dhe një gol i Martinez për të vulosur shifrat në 4-0.
(J.S/)