3 fitore në 5 ndeshjet e fundit. Atletico Madrid bën detyrën dhe tregon se këtë sezon i ka objektivat e qarta. Në Metropolitano Stadium (Madrid), Almeria u imponua me shifrat 2-1, ndaj një kundërshtari shumë të fortë.
Griezmann realizoi në minutën e gjashtë për skuadrën e Simeones, por goli u konsiderua i parregullt. Brenda pjesës së parë, Los Colchoneros realizuan 2 herë. Fillimisht Morata zhbllokoi llogaritë në minutë ne 17-të, ndërsa Correa dyfishoi shifrat në minutën e 22-të.
Me rezultatin 2-0 u mbyll pjesa e parë, ndërsa pavarësisht disavantazhit të dyfishtë, mysafirët u futën në lojë. Leo Baptistao ngushtoi shifrat në minutë ne 62-të, por goli shërbeu vetëm për statistikë, pasi Atletico mbrojti me fanatizëm rezultatin deri në fund.
(J.S/)