Rama publikon pamjet 3D, ja si do duket Parku Kombëtar i Vjosës

Rama publikon pamjet 3D, ja si do duket Parku Kombëtar i Vjosës

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me projektin fitues të Konkursit Ndërkombëtar për Qendrën Multifunksionale të Parkut Kombëtar të Vjosës.

Rama ka ndarë një video me pamje 3D, ku tregon se si do të transformohet Parku Kombëtar i Vjosës.

“MIRËMËNGJES dhe me projektin fitues të Konkursit Ndërkombëtar për Qendrën Multifunksionale të Parkut Kombëtar të Vjosës, ju uroj një të diel të qetë”, shkruan Rama në postimin e tij në “Facebook”.

Kujtojmë që pak ditë më parë u zhvillua edhe gara për këtë projekt, ku u shpall fitues studioja projektuese daneze “CEBRA A/S & Arup International Projects Limited & Barker Langham Limited & UNO”.

Projekti i dizajnit të grupit “CEBRA A/S & Arup Internatioonal Projects Limited & Barker Langham Limited & UNO” fituese u vlerësua si më afër zgjidhjeve arkitektonike në harmoni të plotë me natyrën dhe peizazhin si dhe për nxjerrjen në pah të vlerave natyrore, kulturore, trashëgiminë e historinë e zonës.

Rama publikon pamjet 3D, ja si do duket Parku Kombëtar i Vjosës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook