Vllaznia, trajneri Osmani nuk fsheh lumturinë: Fitore në momentin e duhur, bravo edhe mbrojtjes

Trajneri i Vllaznisë, Qatip Osmani komentoi fitoren 3-1 ndaj Dinamos. Ai u shpreh i lumtur për rezultatin, ndërkohë që duket optimist edhe për të ardhmen.

Fitore në moment të vështirë. Sa shërben?
Mirë thoni minikrizë. Fitore shumë e vlefshme duke marrë parasysh situatën. Lojën nuk mendoj e nisëm mirë, por shpejt e dhamë golin e barazimit dhe avantazhit. Vllaznia sot luajti në mbrojtje mirë. Krijuam raste me sulme shpejt, jam i kënaqur dhe me lojën dhe angazhimin.

A mendon që Vllaznia më e mirë e juaja?
Jo mendoj ka vend për përmirësime. Kur them do kemi përmirësime, mendoj në lojën sulmuese, që krijojmë raste dhe të japim më shumë gola. Këtu duhet të punohet.

Pse kaq shumë oshilacione te Vllaznia, si e shpjegoni?
Ne lojën e fundit me Egnatian po dhe me Partizanin, luajtëm shumë hapur. Me tendencë sulmuese, sot ndryshuam pak. Nuk ishte shumë lojë e bukur. E përsëris jo lojë e bukur, por rezultati tregon që ishte e arsyeshme.

Ky është kontigjenti i duhur për ta mbyllur kampionatin apo do ketë ndërhyrje?
Thashë dhe para duhet të ndërhyjmë për të rritur konkurrencën.

Ka lojtarë që duhen larguar në janar?
Jemi të koncentruar për këto dy ndeshje. Pothuajse po, do te ketë largime. I referohem dhe largimit që iu bë dy lojtarëve. Është ndoshta pak problem, dihet afati kalimtar, koha kur lojtar kualitativ rrallë gjenden të lirë. Megjithatë ne duhet të reagojmë.

(J.S/)

Arena e Lajmit

Vllaznia, trajneri Osmani nuk fsheh lumturinë: Fitore në momentin e duhur, bravo edhe mbrojtjes

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook