Aksident në by-passin e Murrizit, makina përplaset me furgonin, krijohet trafik

Aksident në by-passin e Murrizit, makina përplaset me furgonin,

Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në by-passin e Murrizit, pjesë e rrugës së Arbrit. Një mjet tip Audi që lëvizte në drejtim të Tiranës është përplasur me një mjet transporti mallrash që lëvizte në drejtim të Qarkut Dibër.

Mësohet se aksidenti është regjistruar rreth 1 kilometër nga Qafa e Murrizit në fshatin Bastar. Si pasojë e përplasjes kanë marrë lëndime të lehta personat që ndodheshin në mjetin tip Audi dhe drejtuesi i mjetit tip furgon, por pa pasoja të rënda.

Aksidenti ka shkaktuar radhë të gjata të automjeteve që lëvizin në të dy drejtimet, ndërsa është dashur ndërhyrja e policisë për lirimin e trafikut. Në vendin e ngjarjes mbërritën edhe dy autoambulanca të cilat ju dhanë asistencë mjekësore personave që ndodheshin në të dy automjetet. Grupi hetimor ishte në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet e vërteta të aksidentit.

Aksident në by-passin e Murrizit, makina përplaset me furgonin, krijohet trafik

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook