Pas disfatës në derbin ndaj Fenerbahçes, Besiktas zbriti në vendin e pestë të tabelës, me 14 pikë më pak se Galatasaray. Një sfidë jo e luajtur mirë nga Besikatasi, me klubin që sot vendosi të sanksionojë pesë lojtarë të ekipit të parë. Siç njoftohet në një deklaratë, nga skuadra janë përjashtuar Vincent Aboubakar, Valentin Rosier, Eric Bailly, Rachid Ghezzal dhe Jean Onana.
Arsyeja ka të bëjë me përformacën e dobët dhe vendimi, do të mbetet në fuqi për një periudhë kohe. Ndeshja e radhës për Besiktas është ajo ndaj Rizerspor, takim ky i projektuar të luhet me 18 dhjetor në Çaykur Didi Stadyumu (Rize).
(J.S/)