Çmimet në Shqipëri po rriten më shpejt se në BE, ja si renditemi për muajin nëntor

Në nëntor të vitit të kaluar inflacioni mesatar në Bashkimin Europian ishte 10.1 për qind, ndërsa në Shqipëri 7.9 për qind.

Në nëntor të këtij viti 2023 inflacioni mesatar në BE arriti në 2.4%, ndërsa në Shqipëri treguesi ishte 3,9 për qind.

Siç tregojnë të dhënat inflacioni mesatar në BE ka rënë më ritme shumë më të shpejta se sa në Shqipëri, e cila po renditet këtë fund-vit në mesin e vendeve me inflacionin më të lartë në BE.

Të dhëna më të detajuara tregojnë se inflacioni i lartë në BE, i cili u shkaktua pas luftës në Ukrainë kryesisht nga çmimet e larta e të energjisë u stabilizua më rënien e çmimeve.

Në Shqipëri inflacioni udhëhiqet nga problemet strukturore të ekonomisë së vendit ku prodhimi sidomos ushqimet janë në një ofertë më të ulët se kërkesa duke e bërë inflacionin e rezistues edhe pse Banka e Shqipërisë po ndjek një kurs shtrëngues të politikës monetare.

Sipas INSTAT ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Nëntor 2023 është 3,9%, një vit më parë ky ndryshim ishte 7,9%. Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Nëntor 2023, krahasuar me Tetor 2023 është -0,2%, ndërsa në BE-0.4%.

Rritja vjetore e çmimeve në muajin Nëntor është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +2,52 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,37 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me +0,36 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” me +0,19 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” me +0,17 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me +0,16 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” me +0,14 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” me +0,10 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” me +0,08 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Shëndeti” me +0,04 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Komunikimi” me +0,02 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Transporti” kanë kontribuar me -0,25 pikë përqindje .

Krahasuar me muajin Nëntor 2022, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 7,1%, pasuar nga grupet “Argëtim dhe kulturë” me 6,0%, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 4,8%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 4,3%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 3,5%, “Veshje dhe këpucë” me 2,9%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 2,8%. Gjithashtu çmimet në grupet e “Shërbimi arsimor” ndryshuan me 2,6%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1,9%, “Shëndeti” me 1,0% dhe “Komunikimi” me 0,5%.

Nga ana tjetër çmimet e grupit “Transporti” shënuan ulje me 4,0%. Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet” u rritën me 21,2%, pasuar nga nëngrupet “fruta” me 9,3%, “qumësht, djathë dhe vezë” me 8,3%, “mish” me 7,1%, “peshk” me 2,7%, “sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me 2,6%, etj.

Krahasuar me muajin Tetor 2023, çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” u ulën me 0,9%, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 0,4%, “Transporti” me 0,3%, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 0,2% dhe “Komunikimi” me 0,1%. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” u rritën me 0,2%, pasuar nga “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,1% secili./Monitor

Arena e Lajmit

Çmimet në Shqipëri po rriten më shpejt se në BE, ja si renditemi për muajin nëntor

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook